Inati i Trump me Europën: Nuk më ndihmuat, merruni me Rusinë tani
Qëndrimi i Evropës ndaj luftës në Iran rrezikon që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të tërhiqet nga konflikti në Ukrainë, tha ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton, duke kritikuar reagimin e BE-së ndaj situatës në Lindjen e Mesme. Bolton, i cili më parë shërbeu edhe si ambasador i SHBA-së në OKB, e quajti konfliktin e Iranit si “luftën e Evropës”. “Evropa është po aq shumë, nëse jo më shumë, në rrezik nga sulmet bërthamore nëse Irani pajiset me armë bërthamore”, tha Bolton. “Ajo ka aftësinë raketore për të goditur Evropën Qendrore dhe Lindore – jo Shtetet e Bashkuara.” Ai paralajmëroi se udhëheqësit e BE-së mund t’i japin një “ftesë” Trumpit për të vendosur se “Ukraina nuk është lufta e Amerikës”, duke e quajtur...
Burimi:
ntv.al