Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Një sondazh i fundit i Vciom, u ka bërë rusëve këtë pyetje: “A jeni dakord me pohimin: Ndjej përgjegjësi për vendin tim dhe jam gati të kursej e të kufizoj nevojat e mia për kauzën e mbrojtjes së tij?” 69% e të anketuarve kanë thënë po. Edhe pse pjesërisht i manipuluar, ky është mesazhi që Vladimir Putin dëshiron të dëgjojë, në përvjetorin e katërt të asaj që ai e quan Operacioni Special, lufta kundër Ukrainës, e cila tashmë ka kaluar me 43 ditë Luftën e Madhe Patriotike, pra Luftën e Dytë Botërore. Që prej vitit 2012, kreu i Kremlinit thotë se mundësia e një kombi për të kryesuar dhe mbetur i pavarur nuk matet nga potenciali ekonomik, por nga Passionarnost, aftësia e një populli për të duruar...