IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill
Ndërprerjet në furnizimet me naftë nga Lindja e Mesme pritet të intensifikohen gjatë muajit prill dhe të fillojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë evropiane. Paralajmërimi vjen nga kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol. Sipas tij, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka kufizuar ndjeshëm furnizimet globale me energji, ndërsa më shumë se 12 milionë fuçi naftë janë humbur që nga fillimi i konfliktit SHBA-Izrael me Iranin. Kjo situatë është përkeqësuar nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe kufizimet në transportin detar në rajon. Birol theksoi se humbjet e naftës gjatë prillit pritet të jenë dy herë më të larta se në mars, ndërsa paralelisht po ndikohet edhe furnizimi me Gaz Natyror të Lëngshëm (LNG). “Kjo do të reflektohet përmes rritjes së inflacionit dhe ngadalësimit...
Burimi:
javanews.al