I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

Një ngjarje e pazakontë nga Japonia është rikthyer në vëmendjen e mediave pas një zhvillimi të rëndësishëm në një çështje të vjetër kriminale. Takaba Namiko, 32 vjeçe, u vra më 13 nëntor 1999 në apartamentin e saj në Nagoya, ndërsa pranë trupit u gjet i padëmtuar djali i saj dyvjeçar. Rasti mbeti i pazgjidhur për më shumë se dy dekada. Bashkëshorti i saj, Takaba Satoru, vendosi të vazhdonte të paguante qiranë e apartamentit ku ndodhi krimi, me qëllim ruajtjen e skenës për analiza të mundshme në të ardhmen. Sipas mediave japoneze, ai shpenzoi rreth 22 milionë jen gjatë 20 viteve, ndërsa paralelisht shpërndau fletëpalosje dhe dha intervista për të mbajtur gjallë vëmendjen publike. Në tetor 2023, policia arrestoi një grua pas analizave të reja të...