I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite
Mediat izraelite raportojnë se Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur, por sipas raportimeve. Lajmin e bëri të ditur gazetari i televizionit izraelit Channel 12 dhe platformës Ynet, Amit Segal, përmes një postimi në rrjetin X. Mojtaba Khamenei konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ardhshëm të Iranit pas vdekjes së udhëheqësit të mëparshëm, babait të tij.
Burimi:
javanews.al