I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar përmes zëdhënësit të tij pas publikimit të fotove dhe dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku” për të shmangur përgjegjësitë e veta. “Shtëpia e Bardhë nuk i ka fshehur këto dosje për muaj të tërë vetëm për t’i hedhur vonë të premten për të mbrojtur Bill Clinton-in,” tha zëdhënësi në një deklaratë në rrjetin social X.“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga ajo që vjen më pas, ose nga ajo që do të përpiqen ta fshehin përgjithmonë. Mund të publikojnë sa të duan foto të turbullta mbi 20-vjeçare, por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton-in. Asnjëherë nuk ka pasur, asnjëherë nuk do të ketë!”, thuhet në deklaratë....