Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Juriy Sadovenko, ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave ruse, shkaku i vdekjes ka qenë sëmundje e zemrës. Lajmi është raportuar nga UNN, duke cituar burime ruse. Sadovenko, me gradën kolonel-gjeneral, ka qenë për vite me radhë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ai ka drejtuar aparatin e Ministrit të Mbrojtjes nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në strukturat drejtuese të ushtrisë ruse. I lindur në vitin 1969 në qytetin Zhytomyr të Ukrainës, Sadovenko u arsimua në Shkollën e Lartë të Komandës Ajrore në Ryazan dhe më pas në Akademinë Ruse të Administratës Publike pranë Presidentit të Federatës Ruse. Që nga viti 1994, ai...