I kishte shpëtuar bllokadës, Pentagoni kap cisternën e naftës në Oqeanin Indian

I kishte shpëtuar bllokadës, Pentagoni kap cisternën e naftës në Oqeanin Indian

Shtetet e Bashkuara kanë kapur një anije cisternë nafte në Oqeanin Indian që i kishte shpëtuar bllokadës së Presidentit Donald Trump ndaj anijeve që i nënshtroheshin sanksioneve, njoftoi Pentagoni. Anija cisternë me flamur panamez Veronica III “u përpoq të sfidonte bllokadën, duke shpresuar të shpëtonte. Ne e gjurmuam atë nga Karaibet në Oqeanin Indian, përshkuam distancën dhe e ndaluam”, tha Pentagoni në një postim në platformën X. Gjatë natës, forcat amerikane kryen një operacion sekuestrimi të Veronica III pa incidente në zonën e përgjegjësisë INDOPACOM (njësia ushtarake amerikane përgjegjëse për Indo-Paqësorin), tha Pentagoni në postimin e tij.