I doli emri në ‘Dosjet Epstein’/ Princesha e Norvegjisë: U manipulova
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka deklaruar se është “manipuluar dhe mashtruar” nga Jeffrey Epstein, duke folur publikisht për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish-financierin amerikan, i njohur për abuzime seksuale. Dosjet e Epstein, të publikuara në janar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tronditën Norvegjinë, duke përfshirë figura të larta të shoqërisë, përfshirë Mette-Marit, e cila shprehet se nuk kishte dijeni që Epstein ishte një abuzues seksual, shkruan Guardian. Parlamenti norvegjez votoi së fundmi për krijimin e një komisioni hetimor të pavarur për lidhjet midis Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë dhe Epstein. Në një intervistë 20-minutëshe për kanalin NRK, Princesha foli hapur për ato që i quan gabimet e saj: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të marr përgjegjësi për mosvlerësimin më të kujdesshëm të sfondit të...
Burimi:
ntv.al