I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang
Prokurorët francezë për krimet financiare kanë hapur një hetim ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për dyshime mbi “pastrim të të ardhurave nga mashtrimi fiskal”, në lidhje me skandalin e Jeffrey Epstein. Lang, një figurë e rëndësishme e qeverive socialiste franceze nga vitet 1980 deri në fillim të 2000, është përmendur gati 700 herë në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve mbi Epstein. Ai mohon çdo shkelje dhe i ka cilësuar akuzat si “pa bazë”. Pas njoftimit të hetimit, 86-vjeçari ofroi dorëheqjen nga posti si president i Institutit të Botës Arabe, një organizatë që promovon bashkëpunimin mes Francës dhe vendeve arabe. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, konfirmoi se procesi për gjetjen e pasuesit do të nisë së shpejti. BBC shkruan se...
Burimi:
javanews.al