Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën në Ukrainë
I dërguari rus, Kirill Dmitriev, tha më 20 dhjetor se po niset drejt Majamit të Shteteve të Bashkuara ku do të mbahet një rund i ri i bisedimeve për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Ekipet ukrainase dhe evropiane ishin gjithashtu në qytetin amerikan për negociatat e ndërmjetësuara nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner. “Rrugës për në Miami”, shkroi Dmitriev në një postim në X, duke shtuar një emoji pëllumbi dhe duke bashkëngjitur një video të shkurtër të diellit të mëngjesit që depërtonte përmes reve mbi një plazh me palma. “Teksa nxitësit e luftës vazhdojnë të punojnë pa pushim për të minuar planin amerikan të paqes për Ukrainën, më erdhi ndër mend kjo video nga...