I dërguari i Trump: Takimi Zelensky-Putin është i mundur në javët e ardhshme
I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff ka sugjeruar se “lajme të mira” për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës mund të dalin në javët e ardhshme, dhe nuk e ka përjashtuar një samit midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin. Witkoff tha se Ukraina dhe Rusia janë të angazhuara në një “luftë qesharake” për territor, transmeton Telegrafi. “E dini, të gjithë e përdorin fjalën ‘dinjitet’. Por çfarë të sjell dinjiteti nëse ke kaq shumë vrasje”, tha Witkoff. Ai sugjeroi që vështirësia kryesore në arritjen e paqes qëndron “në nivelet e lidershipit” të dy shteteve. “Ne shpresojmë, Jared Kushner dhe unë, se – kemi vënë disa propozime në tryezë për të dyja palët që do t’i bashkojnë...
Burimi:
opinion.al