Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Donald Trump ka hyrë në fuqi në orën 16:00. Ushtria amerikane nuk e ka konfirmuar zyrtarisht hyrjen e saj në fuqi, por Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom) deklaroi një orë më parë se do të fillonte në orën 16:00, siç u shpall nga Trump. “Bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane të vendosura në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”, tha Centcom. Reagimi i Iranit Nga ana tjetër, Irani reagoi ashpër, duke i cilësuar masat amerikane në ujërat ndërkombëtare si “të paligjshme” dhe “të barasvlershme me pirateri”. Teherani paralajmëroi kundërpërgjigje, duke theksuar se nëse portet iraniane...