Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, pasiguri në tregjet globale, “lufta” mund të ashpërsohet

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, pasiguri në tregjet globale, “lufta” mund të ashpërsohet

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, e cila bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse, sot kanë hyrë në fuqi tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e saj. Gjykata Supreme vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa globale vitin e kaluar. Trump argumenton se tarifat synojnë uljen e deficitit tregtar, i cili ka arritur...