Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje
Tarifat e reja globale të presidentit amerikan Donald Trump kanë hyrë në fuqi sot, 24 shkurt, në nivelin 10%, pasi Gjykata Supreme e SHBA-ve bllokoi të premten një pjesë të konsiderueshme të taksave të mëparshme të importit të vendosura nga administrata e tij. Presidenti firmosi një urdhër ekzekutiv vetëm disa orë pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke autorizuar tarifën 10% mbi importet. Edhe pse paralajmëroi publikisht se norma mund të rritej në 15%, kjo nuk u formalizua deri në orën 12:01 të mesnatës me kohën e Uashingtonit, kur masa 10% hyri zyrtarisht në fuqi. Sipas raportimeve të Bloomberg, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë duke përgatitur një urdhër të ri që do ta çonte normën në 15%. Trump deklaroi këtë javë se tarifat mund të...
Burimi:
javanews.al