Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

Hungaria i ka dhënë azil politik ish-ministrit polak të Drejtësisë, Zbigniew Ziobro , i cili akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me shpërdorimin e fondeve publike dhe përdorimin e paligjshëm të mjeteve të përgjimit.  Ziobro, deputet i partisë konservatore Ligji dhe Drejtësia, dyshohet për kryerjen e 26 veprave penale gjatë periudhës 2015–2023, kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Akuzat lidhen me keqpërdorimin e fondeve të Fondit të Drejtësisë, i cili ishte krijuar për ndihmën e viktimave të krimit dhe rehabilitimin e të dënuarve.  Sipas hetimeve, një pjesë e këtyre fondeve dyshohet se janë përdorur për blerjen e programit izraelit të përgjimit Pegasus, me vlerë rreth 25 milionë zloty, i cili, sipas autoriteteve aktuale polake dhe një grupi hetimor të Parlamentit Europian, është përdorur për të hyrë fshehurazi në telefonat e kundërshtarëve...