Hungaria: Groenlanda nuk është çështje e BE
“E ardhmja e Groenlandës nuk është një çështje për Bashkimin Evropian”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto duke sinjalizuar se nuk do të mbështesë një deklaratë të përbashkët të BE-së kundër Donald Trump. “Ne e konsiderojmë këtë si një çështje dypalëshe që mund të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve midis dy palëve… Nuk mendoj se është një çështje e BE-së“, tha Szijjarto. Hungaria është një nga zërat më euroskeptikë të bllokut dhe qeveria e saj, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, shpesh ka bllokuar dhe vënë veton ndaj vendimeve të BE-së. Budapesti gjithashtu është pozicionuar afër administratës Trump.
Burimi:
vizionplus.tv