Hungaria bllokon kredinë për Ukrainën, Orban i prerë nga Brukseli: Pa naftë, nuk ka para!
Hungaria, e cila po bllokon dhënien e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, nuk do të tërhiqet derisa Kievi të rikthejë furnizimin me naftë ruse përmes tubacionit Druzhba. Kështu ka paralajmëruar kryeministri hungarez Viktor Orban, disa orë para një samiti evropian për të diskutuar çështjen. “Pozicioni i Hungarisë është shumë i thjeshtë: ne do ta ndihmojmë Ukrainën kur të kemi naftën tonë, të cilën ata po e bllokojnë. Deri atëherë, ne nuk mund të mbështesim asnjë propozim në favor të ukrainasve”, u tha Orbán gazetarëve pas mbërritjes së tij në Bruksel. Në dhjetor, Viktor Orban kishte pranuar dhënien e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, duke siguruar, së bashku me Sllovakinë dhe Republikën Çeke, se nuk do të merrte pjesë. Kievi...
Burimi:
vizionplus.tv