“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

Mojtaba Khamenei tha se Irani nuk do të hezitojë të hakmerret për gjakun e iranianëve që janë vrarë. Në deklaratën e parë si Lider Suprem, Khamenei përmendi edhe humbjet e familjarëve të tij, babanë Ali Khamenei, të cilin e pasoi në detyrë, dhe bashkëshorten e tij. Mojtaba Khamenei: Kjo është diçka që e ndaj me njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre sepse unë humba babanë tim, humba gruan time. Motra ime humbi fëmijën e saj, si dhe burrin. Por ajo që na e bën më të lehtë të durojmë të gjitha këto vështirësi është të besojmë në hirin e Perëndisë dhe të dimë se durimi do ta zgjidhë atë. I siguroj të gjithë se nuk do ta injorojmë faktin se do të hakmerremi...