Hetohet ish-kryeministri norvegjez, Thornbjorn Jagland mbante lidhje me Epstein

Hetohet ish-kryeministri norvegjez, Thornbjorn Jagland mbante lidhje me Epstein

Norvegjia ka nisur  hetimet ndaj ish-kryeministrit të vendit Thornbjorn Jagland për lidhjet e tij me pedofilin dhe trafikantin seksual Jeffrey Epstein. Emri i Jagland doli disa herë në 3 milionë dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në komunikime me ish-financierin. Në një prej email-eve Jagland i përmendte Epstein Tiranën, ku kishte qenë për një vizitë zyrtare në vitin 2012 dhe u takua me figura të rëndësishme në qeverinë e atëhershme . “Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, shkruante Jagland në email. Në një tjetër komunikim ai fliste për një vizitë të mundshme në ishullin famëkeq të pedofilit në Karaibe, që nuk dihet nëse ka ndodhur. Një njësi speciale e policisë norvegjeze, e cila po analizon dosjet e sapo publikuara të Epstein në SHBA,...