Hetimet ndaj Deutsche Bank, Abramovich mohon lidhjet

Hetimet ndaj Deutsche Bank, Abramovich mohon lidhjet

Një përgënjeshtrim kategorik ndaj publikimeve që lidhin emrin e Roman Abramovich me hetimet e autoriteteve gjermane ndaj Deutsche Bank ka bërë një përfaqësues i biznesmenit, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë përfshirje penale e tij në këtë çështje. Sipas deklaratës, Prokuroria e Frankfurtit, e cila po kryen hetime në zyrat e bankës, ka konfirmuar se Abramovich nuk është i dyshuar dhe se nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij. “Prokuroria e Frankfurtit, që po zhvillon hetimet në Deutsche Bank, ka konfirmuar se Abramovich nuk është i dyshuar në këtë çështje dhe se ndaj tij nuk ka akuza”, deklaroi përfaqësuesi i tij. Sipas të njëjtës burim, kanë nisur tashmë procedura ligjore lidhur me disa publikime që, siç theksohet, “e kanë lidhur në mënyrë të pabazuar” emrin...