Heshtja e Kremlinit, reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë

Heshtja e Kremlinit, reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë

Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht. Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua. Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar. Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose...