Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) ka hapur një hetim për të drejtat civile lidhur me vrasjen e Alex Pretti-t nga agjentët federalë të emigracionit. Kështu ka njoftuar këtë të premte zëvendës prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve. Todd Blanche tha se nuk donte ta “tejkualifikonte” këtë hap, duke e quajtur “një hetim standard nga FBI kur ka rrethana si ato që pamë”. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se FBI do të udhëheqë hetimin për vrasjen e Pretti-t në Minneapolis, me mbështetje nga Divizioni i të Drejtave Civile i Departamentit të Drejtësisë. Vdekja e tij ndodhi vetëm disa javë pasi Renee Good u vra nga oficerë federalë në të njëjtin qytet. “Ne po shohim gjithçka që mund të hedhë dritë mbi atë ditë,” tha Blanche në një...