Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei thotë se presidenti amerikan, Donald Trump është përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë kundër kombit iranian gjatë protestave. Khamenei më parë i akuzoi protestuesit se po vepronin në emër të Trump dhe terroristëve të tjerë të huaj.  “Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit iranian.”, shkroi ai në rrjetet sociale.  Disa protestues kanë djegur imazhe të Khameneit gjatë trazirave. Djegia e fotove të liderit 86-vjeçar duke përdorur cigare, u bë simbol i sfidës kombëtare kundër regjimit të tij.  Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Protestat më masive deri më tani janë regjistruar më 8 janar.  Veprimet kanë përfshirë edhe thirrje në mbështetje të udhëheqësit të Iranit...