Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai apelon për një ndërprerje të armiqësive nga të gjitha palët. “Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në të gjithë botën”, tha Guterres shkruan BBC-së. Ai po ashtu përmendi rritjen e kostove si shembull, duke thënë se njerëzit tashmë po vuajnë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.