Gustavo Petro i druhet një sulmi ushtarak amerikan
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i ka thënë BBC-së se beson se tashmë ekziston një “kërcënim real” për veprim ushtarak të Shteteve të Bashkuara kundër Kolumbisë. Petro deklaroi se SHBA-të po i trajtojnë vendet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane. Këto deklarata vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Kolumbinë me veprim ushtarak. Sipas Petros, SHBA-të rrezikojnë të shndërrohen nga një vend që “dominon botën” në një vend “të izoluar nga bota”. Ai akuzoi gjithashtu agjentët e Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) se po veprojnë si “brigada naziste”. Trump ka zgjeruar ndjeshëm operacionet e ICE-it, si pjesë e asaj që administrata e tij e përshkruan si një goditje ndaj krimit dhe emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në SHBA. Pas goditjeve...
Burimi:
ntv.al