Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Grushte e përplasje fizike, plas keq debati për buxhetin e shtetit në Parlament… (VIDEO)
Dita e fundit e debatit për buxhetin e shtetit në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje fizike mbrëmjen e së dielës, kur deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe të Partisë Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës, u përfshinë në një konflikt që degjeneroi në shkëmbim grushtesh. Incidenti ndodhi gjatë seancës për buxhetin dhe zgjati rreth dhjetë minuta, duke detyruar kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, të pezullonte punimet, pasi forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve të përfshirë. Pavarësisht kaosit, më pas Parlamenti miratoi përfundimisht Buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër. Gjithashtu, Akti i Përgjegjshmërisë për vitin 2024 u miratua me 316...