Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s
Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kongresi amerikan nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore. Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe ai republikan, Thom Tillis, thanë se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke argumentuar se promovon stabilitet ekonomik si dhe mbron raportet e rëndësishme tregtare. Shaheen dhe Tillis thanë se aleatët e NATO-s gjithmonë janë ngritur në këmbë në kohë të kërcënimeve, duke theksuar se “qytetarët tanë e dinë se NATO-ja i bënë amerikanët më të sigurt”. “Le të jemi të qartë, Kongresi nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga NATO-ja. Një projektligj dypartiak që ishte...
Burimi:
javanews.al