Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Një grup i djathtë izraelit ka organizuar fluturime të fshehta për të transferuar palestinezë nga Gaza drejt vendeve të ndryshme në botë, përfshirë Afrikën e Jugut dhe Indonezi, sipas një investigimi të agjencisë Associated Press (AP). Fluturimet, të cilat kanë nisur që nga maji i vitit 2025, kanë transportuar qindra palestinezë që dëshironin të largoheshin nga enklava e shkatërruar nga lufta. Një nga fluturimet e fundit, me rreth 150 pasagjerë, ka ardhur si surprizë për banorët në Afrikën e Jugut në nëntor. Pas fluturimeve qëndron organizata Al-Majd, e prezantuar si humanitare dhe e përkushtuar për të ndihmuar komunitetet myslimane në zona konflikti. Megjithatë, pas investigimeve, u zbulua se pas saj qëndron Tomer Janar Lind, themelues dhe pjesëtar i grupit të djathtë izraelit Ad Kan, i...