Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë mundësisë së pushtimit të Groenlandës nga SHBA-të. Në një koment shumë ironik dhe cinik, ish-presidenti rus theksoi se mosveprimi i europianëve “do të jetë një precedent i madh për Europën”. Në postimin e tij, ai komentoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nëse ka një shkelje të sovranitetit në Groenlandë, pasojat do të jenë të pallogaritshme. “Gjeli gal”, shkruan Medvedev, duke iu referuar Macron, “tha se nëse preket sovraniteti i Danimarkës, pasojat do të jenë të pallogaritshme. Oh, dhe çfarë do të bëjnë ata? A do të rrëmbejnë presidentin amerikan? A do të hedhin armë bërthamore mbi SHBA-në? ​​Jo, sigurisht. Ata...