Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA
Presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur se SHBA do ta arrijnë ta marrin Groenlandën, në një mënyrë apo në një tjetër. Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët se çdo të ndodhte me territorin e Groenlandës dhe se sa para do t’i ofronte Danimarkës për të. Trump tha se nuk po flet ende për paratë, po ndoshta sipas tij mund të flasë në një tjetër moment. “Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Groenlandën, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, sepse nëse nuk e bëjmë, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën dhe nuk do ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinjë. Në rregull? Do të doja të bënim një marrëveshje, e dini, në mënyrën e...