Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës “Nëse vendet nuk bien dakord me çështjen e Groenlandës, mund t’u vendos tarifa, sepse na duhet Groenlanda për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka përsëritur se SHBA-ja “absolutisht duhet” ta marrë Groenlandën, duke shtuar presionin ndaj Danimarkës, së cilës ishulli i përket zyrtarisht. Deklarata e tij vjen pas një takimi të mbajtur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lëke Rasmussen, ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Moxfeldt, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe...
Burimi:
opinion.al