Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë
Kërcënimet për një pushtim të Grenlandës nga SHBA- të vazhdojnë të trondisin marrëdhëniet transatlantike. Dje, Donald Trump konfirmoi se do të fluturojë për në Zvicër këtë javë për të folur në Forumin Ekonomik Botëror. Dhe ndërsa titulli i takimit të Davosit të këtij viti, “Fryma e Dialogut”, duket satirik, evropianët nuk e kanë humbur shpresën për të penguar aneksimin e ishullit më të madh në botë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të takohet me presidentin amerikan në Zvicër dhe ish-kryeministri holandez foli dje në telefon me shefin e Shtëpisë së Bardhë “për të diskutuar për Groenlandën”, dosjen që kërcënon ta varrosë NATO-n përgjithmonë. Tetë vendet evropiane të kërcënuara nga një valë e re tarifash doganore amerikane paralajmëruan dje për “një spirale të rrezikshme”, dhe...
Burimi:
opinion.al