Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant. Ai gjithashtu në deklaratën e tij nënvizon se Evropa është “shumë e dobët” për të siguruar sigurinë e saj. Në një intervistë në NBC News, Bessant duket se minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke vënë në dukje se presidenti amerikan po përdor ndikimin strategjik si “levë” për të arritur qëllimet e tij. “Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar dhe një veprim emergjent mund të jetë krejtësisht i ndryshëm nga një marrëveshje tjetër tregtare”, tha ai, duke shtuar se Trump po “përdor fuqitë emergjente për ta bërë këtë”.