Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

Rusia do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sisteme armësh në Groenlandë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, duke thënë se Moska është e përgatitur të marrë “masa ushtarake dhe teknike kompensuese”. Ryabkov foli për gazetarët në ambasadën ruse në Kinë, duke thënë se nëse Uashingtoni çon përpara planet për të vendosur elementë të programit të mbrojtjes raketore “Golden Dome” në Grenlandë, Rusia do të reagojë pa hezitim. “Nëse amerikanët vendosin të sjellin sisteme armësh në rajon ose të dislokojnë elementë të konceptit të tyre ‘Golden Dome’ në Grenlandë, kjo do të ishte një situatë që kërkon masa kompensuese ushtarake dhe teknike. Specialistët tanë janë plotësisht të gatshëm t’i ndërmarrin ato. Nuk ka asnjë dyshim për këtë,” u shpreh ai. Deklaratat vijnë vetëm...