“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan
“Groenlanda nuk ka nevojë për asnjë iniciativë të veçantë shëndetësore.” Me këtë fjali, Danimarka i ka mbyllur derën ofertës së presidentit Donald Trump për të dërguar një spital lundrues në ishullin arktik. Reagimi erdhi nga ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, pasi Donald Trump deklaroi se SHBA do të ishte gati të dërgonte një anije-spital në Groenlandë. Presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht interesin për të marrë kontrollin e Groenlandës, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Por Kopenhageni duket i prerë. “Popullsia e Groenlandës merr kujdesin shëndetësor që u nevojitet. E marrin në Groenlandë dhe, nëse kanë nevojë për trajtim të specializuar, e marrin në Danimarkë. Nuk ka nevojë për një iniciativë të veçantë”, tha Poulsen. Në Groenlandë, ashtu si në Danimarkë, shërbimi shëndetësor është...
Burimi:
javanews.al