Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global
Groenlandezët po përballen me një nga momentet më vendimtare në historinë e tyre moderne, teksa në Uashington zhvillohet një takim i nivelit të lartë që mund të përcaktojë të ardhmen e ishullit më të madh në botë dhe jo vetëm të tij. Në Shtëpinë e Bardhë, në një samit të thirrur nga Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, marrin pjesë ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës, si dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në qendër të bisedimeve është statusi dhe e ardhmja strategjike e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës, por me rëndësi kyçe gjeopolitike dhe ushtarake për SHBA-në dhe NATO-n. Në kryeqytetin Nuuk, atmosfera është e tensionuar. Një tabelë elektronike gjigante mbi një qendër tregtare të mbuluar nga bora shfaq vazhdimisht fjalët “Trump”, “Groenland”...
Burimi:
javanews.al