Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane

Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane

Britania e Madhe është në bisedime me aleatët evropianë për vendosjen e një force ushtarake në Groenlandë, në një përpjekje për ta bindur Donald Trumpin të mos e ‘pushtojë’ ishullin e Arktikut. Shefat ushtarakë po hartojnë plane për një mision të mundshëm të NATO-s që do të përfshinte trupa, anije luftarake dhe avionë që mbrojnë territorin strategjikisht të rëndësishëm nga agresioni rus dhe kinez. Zyrtarët britanikë kanë zhvilluar diskutime me homologët e tyre në Gjermani dhe Francë ditët e fundit, ndërsa përgatitjet për operacionin fillojnë të marrin formë, raportoi The Telegraph. Planet, të cilat mbeten në një fazë të hershme, synojnë të bindin zotin Trump që të heqë dorë nga planet e tij kontraverse për të aneksuar Groenlandën , një ishull i vetëqeverisur që është pjesë e...