Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet
Groenlanda, edhe pse një vend i akullt, ndodhet aktualisht mes dy zjarreve, atij diplomatik dhe ushtarak. Presidenti amerikan nuk ka vendosur një afat për blerjen e territorit, por është një përparësi. Këtë e përsëriti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për gazetarët. “Presidenti ishte shumë i qartë. Ai tha se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën sepse mendon se nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë ajo përfundimisht do të blehet ose ndoshta do të merret në mënyrë armiqësore nga Kina ose Rusia, që nuk është një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara, për Europën dhe as për Groenlandën. Të mos harrojmë se nuk do të ishte vetëm në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, por ndoshta do të ishte...
Burimi:
javanews.al