Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit
Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak pranë Iranit, deklaroi të martën kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Në një event në Athinë, ai u shpreh qartë se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht thirrjeve të SHBA-ve për mbështetje në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. “Përgjigjja e thjeshtë është jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion në zonën e luftimeve”, tha Mitsotakis, duke shtuar se nuk sheh as gatishmëri nga vendet e tjera europiane për një angazhim të tillë. Sipas tij, Europa duhet të përqendrohet te pasojat ekonomike të luftës, siç janë rritja e çmimeve të energjisë, dhe jo te përfshirja ushtarake.
Burimi:
javanews.al