Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset
Qeveria greke ka prezantuar një projektligj të ri për migracionin ligjor, i cili synon të zgjidhë problemet e shumta me vonesat dhe burokracinë në lëshimin e lejeve të qëndrimit. Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, tha se me këtë nismë “po i jepet fund bllokimeve kronike që kanë penguar punëtorët dhe bizneset”. Projektligji, që pritet të paraqitet në Komisionin Parlamentar përkatës në periudhën e ardhshme, vjen në një kohë kur debati mbi emigracionin po rikthehet në qendër të vëmendjes si në nivel kombëtar ashtu edhe evropian, me qeverinë greke që kërkon një dallim të qartë mes migracionit ligjor dhe atij të paligjshëm. Aktualisht ka rreth 793 mijë emigrantë ligjorë që jetojnë në Greqi, por gati 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten pezull. Vonesat...
Burimi:
javanews.al