Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s
Greqia është tronditur nga një rast i rëndë spiunazhi, ku një oficer i lartë i Forcave të Armatosura dyshohet se u ka shitur Kinës informacion të klasifikuar ushtarak, përfshirë të dhëna që lidhen me NATO-n. Zyrtarët grekë njoftuan se oficeri u arrestua brenda kampit ku shërbente, pasi ishte nën vëzhgimin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (EYP). Sipas autoriteteve, oficeri kishte akses në informacion të ndjeshëm mbi sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara të ushtrisë. Ai dyshohet se kishte dërguar elektronikisht këto të dhëna në Kinë. Ai ishte komandant i një njësie të Forcave Ajrore në Kavouri dhe kohët e fundit dyshohet se tentonte të rekrutonte edhe të tjerë për këtë veprim. Informacione nga ERT raportuan dje se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme që tregojnë...
Burimi:
javanews.al