Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një vajzë 10-muajshe është çuar në spital me djegie, fraktura dhe kafshime. Foshnja nga Pirgosi ishte transferuar në Patra, dhe sipas mjekut kafshimet ishin të bëra nga një njeri. Menjëherë është lajmëruar policia, gjë që pasoi me arrestimin e nënës së vajzës dhe të partnerit të saj. Sipas raportimit të medias greke Protothema, abuzuesi kryesor është partneri i nënës, i cili dyshohet se ka kafshuar fëmijën dhe i ka shkaktuar djegie me cigare. Nëna akuzohet se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar rastin abuzues. Nëna është shprehur më herët për uniformat blu se lëndimet janë shkaktuar nga kushërinjtë e foshnjës, teksa ishin duke luajtur. E gjithë ngjarja daton që prej datës 13 mars, kur...