Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

Richard Grenell do të japë dorëheqjen nga pozicioni i presidentit të Kennedy Center, një nga qendrat kryesore të artit në SHBA, të hënën, ndërsa vendi përgatitet për një mbyllje dyvjeçare për rinovime, raporton Axios. Pas Grenell, drejtimi do t’i kalojë Matt Floca, zv/president i operacioneve të objektit në qendrën kulturore kombëtare, që u rinovua me emrin Trump Kennedy Center pas një votimi në dhjetor të bordit të drejtorëve. Grenell do të vazhdojë të jetë aktiv në organizatë si këshilltar pa pagesë. Ky ndryshim pritet të shpallet gjatë një takimi të Bordit të Drejtorëve të Trump Kennedy Center në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Trump. Ndërkohë Grenell do të vijojë të shërbejë për Trump si i Dërguari Special Presidencial...