Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga një automjet i blinduar (PAMJET)
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 5 janar, një automjet i blinduar që transportonte para u sulmua në autostradën A14, në provincën e Chietit, Itali. Sipas mediave italiane, rreth orës 06:30 një bandë e organizuar kriminale ndërmori një sulm të armatosur, duke përdorur armë zjarri, tymuese dhe mjete shpërthyese. Për të bllokuar qarkullimin dhe ndalur automjetin e blinduar, autorët dogjën të paktën dy mjete në rrugë. Pas të shtënave me armë zjarri dhe një shpërthimi, sulmuesit arritën të hapin automjetin dhe të aksesojnë kasafortën, ndërsa punonjësit ndodheshin ende brenda. Banda arriti të grabisë rreth 400 mijë euro dhe më pas u largua nga vendngjarja. Fatmirësisht, nga sulmi nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet, por deri më tani...
Burimi:
vizionplus.tv