Grabitje e madhe në Selanik, një gruaje i vidhen bizhuteri me vlerë gati gjysmë milioni euro
Një burrë 40-vjeçar dhe një grua 36-vjeçare u arrestuan në Selanik të Greqisë, ndërsa një burrë 25-vjeçar u identifikua dhe u shpall në kërkim. Një grua 70-vjeçare në Selanik ra viktimë e një mashtrimi, duke i grabitur 450 sterlina dhe bizhuteri, me një vlerë totale prej gjysmë milioni eurosh. Sipas mediave greke, gruaja e raportoi incidentin në Stacionin e Policisë Pylaea Chortiatis, duke thënë se dje në mëngjes, persona të panjohur u shtirën si punonjës të DEDDIE dhe e bindën të linte bizhuteritë në derën e shtëpisë së saj, gjoja për arsye sigurie. Sipas deklaratës së saj, ajo la 450 sterlina, të cilat përbëjnë një rezervë ari me vlerë të lartë, si dhe bizhuteri me vlerë mbi 100,000 euro. Autorët e krimit morën plaçkën dhe...
Burimi:
javanews.al