Goditet organizata shqiptare e trafikut në Spanjë, kapen 200 kg kokainë në portin e Vigos, pakot e drogës me logon “Kia”

Goditet organizata shqiptare e trafikut në Spanjë, kapen 200 kg kokainë në portin e Vigos, pakot e drogës me logon “Kia”

Autoritetet spanjolle kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare e cila trafikoi 200 kilogramë kokainë në portin e Vigos. Tetë persona ( tre shtetas me origjinë shqiptare, tre spanjollë, një francez dhe një shtetas letonez, i cili ishte kreu i organizatës) janë arrestuar. Hetimet ishin komplekse dhe zgjatën 17 muaj. Gjatë hetimeve u zbulua se droga erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontejnerë me fruta. Gjatë kontrollit të banesës së personave të arresuar, u gjëtn dhe sekuetsruan 200 kilogramë kokainë., e paketuar në  pako afërsisht një kilogramëshe që mbanin logon ‘Kia’. Sipas mediave spanjolle, grupi kontrollonte jo vetëm transportin e drogës, por edhe shpërndarjen e mëtejshme të lëndës narkotike. Përveç 200 kilogramëve kokainë, policia sekuestroi më shumë se 20,000 euro, dokumente dhe telefona celularë. Hetimet vijojnë dhe...