Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor
Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka bërë të ditur se një raketë me origjinë të panjohur ka rënë mbi një bazë të UNIFIL-it (forcat paqeruajtëse të OKB-së) në Libanin jugor. Sipas njoftimit, nuk ka pasur të lënduar dhe dëmet janë të vogla, vetëm në infrastrukturë. Italia është kontribuuesi i dytë më i madh në misionin UNIFIL në Libanin jugor, me rreth 1,000 deri në 1,200 ushtarë. Ky incident ndodhi vetëm pak ditë pas vrasjes së tre paqeruajtësve të UNIFIL-it në dy incidente të veçanta, në mes të ofensivës izraelite kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor. Hetimi për vdekjet e tyre është ende në vazhdim. Izraeli i ka fajësuar për to Hezbollahun.
Burimi:
javanews.al