Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!
Një zyrtar ushtarak izraelit thotë se disa figura të larta nga regjimi iranian janë eliminuar pas sulmeve të sotme. Zyrtari thotë se tre vende ku ishin mbledhur anëtarë të qeverisë iraniane u goditën nga një sulm i njëkohshëm që ndodhi gjatë operacionit. Ata shtojnë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë qenë në “bashkëpunim të ngushtë” me Ushtrinë Amerikane për të ndërtuar një listë “të vlefshme dhe të gjerë” objektivash. “IDF është e përgatitur të sulmojë Iranin sipas nevojës”, bëhet me dije nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Ndërkaq, Autoriteti Publik për Aviacionin Civil i Kuvajtit thotë se një dron ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar lëndime të lehta dhe dëme të kufizuara materiale në një nga terminalet, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të...
Burimi:
javanews.al