GODITET IRANI/ TRUMP: KY ESHTE VETEM FILLIMI

GODITET IRANI/ TRUMP: KY ESHTE VETEM FILLIMI

Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të publikuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran. “Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i pamëshirshëm, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm,” tha presidenti amerikan. “Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën,” u shpreh ai në mesazhin tetëminutësh. “Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëz të pafajshëm në shumë e shumë vende,” tha ai. LAJMI NE PERDITESIM